X
GO
sq-ALen-GB

Asociacioni i Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës

Funksioni i Koordinimit

Aktivitetet e koordinuara nga AMIK-u përfshijnë trajnime të përbashkëta, vizita shkëmbyese në mes të IMF-ve tjera të rajonit, si dhe evente të ndryshme dhe aktivitete të tjera varësisht prej kërkesave dhe nevojave të institucioneve anëtare.

Në vlerësim të nevojave, AMIK dhe anëtarët në koordinim edhe me partnerët si EFSE, Banka Botërore, KfW, EBRD, EC, USAID dhe partner të tjerë aktiv në Kosovë organizojnë trajnime dhe evente që sjellin vlerë të shtuar për anëtaret dhe pjesëmarrësit.

AMIK organizon edhe trajnime specifike në bashkëpunim me Institucionet e specializuar të Kosovës, si ATK, NJIF-K.

Trajnimi për PPP/LFT, 28 Shkurt 2020
Amik Ks
/ Categories: Trajnimet

Trajnimi për PPP/LFT, 28 Shkurt 2020

AMIK vazhdon bashkëpunimin me NjIF-K (Njësia për Inteligjencë Financiare) dhe BQK (Banka Qendrore e Kosovës) duke organizuar një trajnim për Parandalimin e Pastrimin e Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit (PPP/LFT), me datë 28 Shkurt, 2020.

AMIK falënderon znj. Mirlinda Dreshaj Berisha, znj. Flutra Blakcori Xërxa dhe znj. Zërina Shkurti Sefaja për ligjerimin e jashtëzakonshëm, dhe të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe vlerësimin maksimal për këtë trajnim.

Axhenda e këtij trajnimi ka përfshirë temat në vijim:

  • Standardet ndërkombëtare të FATF dhe obligimet sipas ligjit për PPP/LFT
  • Vlerësimi i rrezikut për PPP/LFT
  • Veprimet dhe masat që duhet të ndërmerren nga Institucionet Mikrofinanciare si subjekte raportuese
  • Indikatorët për PPP/LFT
  •  Raportimi në NJIF-K
Previous Article Trajnimi për menaxhimin e medies sociale, 25 - 26 Nëntor 2019
Next Article Trajnimi për AML/Risk Assessment, 10 Mars 2020
Print
989 Rate this article:
No rating

x