Takimi ndërkombëtar i Rrjeteve Kombëtare në kuadër të Rrjetit Europian Mikrofinanciar
Asociacioni i Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës (AMIK), mori pjesë në takimin ndërkombëtar të Rrjeteve Kombëtare në kuadër të Rrjetit Europian Mikrofinanciar.Takimi është mbështetur nga Rrjeti Europian Mikrofinanciar, dhe është organizuar nga Etica Sgr.
Drejtori Ekzekutiv i AMIK, Shpresim Vranovci së bashku me përfaqësues të Rrjeteve Kombëtare nga #Italia, #Shqipëria, #BosniaHerzegovina, #Spanja, #Maliizi, #Hungaria dhe #Rumania, diskutuan në lidhje me:
Rrjetet kombëtare të mikrofinancës si ura që promovojnë Europën më gjithëpërfshirëse
Harta e nevojave të rrjeteve kombëtare të mikrofinancës
Zëri i Rrjeteve Kombëtare në nivel Europian
Hartimi i mundësive të programeve kryesore europiane për rritjen e rrjeteve kombëtare
#mikrofinanca #përfshirjesociale #përfshirjefinanciare #rrjetet
AFK - Agjencioni për Financim në Kosovë, FINCA Kosovo, KEP Trust, KRK - Kreditimi Rural i Kosovës, KosInvest, Kosovo Grameen Missione Arcobaleno Microcredit Fund, @QELIM.