Takim me përfaqësues të departamentit të Postë-Telekomunikacionit dhe Teknologjisë Informative nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Kosovës
Prishtinë, 14 dhjetor 2022
AMIK, së bashku me Komitetin Ligjor dhe Komitetin e IT-së, me 14 Dhjetor zhvilluan një takim në formë diskutimi tejet të frytshëm me përfaqësues të departamentit të Postë-Telekomunikacionit dhe Teknologjisë Informative nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Kosovës mbi temën e Nënshkrimit Digjital në sektorin mikrofinanciar në Kosovë.
Gjatë takimit u diskutua rreth përfitimeve të nënshkrimit digjital, procedurës së marrjes së nënshkrimit digjital dhe rëndësisë së përgjithshme e të pasurit nënshkrim digjital.
AMIK falenderon z. Agim Kukaj, Drejtor i departamentit të Postë-Telekomunikacionit dhe Teknologjisë Informative në Kosovë, znj. Ajshe Jashari, Udhëheqëse e Divizionit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në Ministrinë e Ekonomisë si dhe Marcela Ponosheci, Udhëheqëse e Divizionit Ligjor në Ministrinë e Ekonomisë për pjesëmarrjen dhe për përkushtimin e dhënë për Komitetet e AMIK gjatë takimit.
AFK - Agjencioni për Financim në Kosovë, KRK - Kreditimi Rural i Kosovës, KEP Trust, KosInvest, FINCA Kosovo