Takim me Ministrën e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari
Gjatë ditës së sotme, Drejtori Ekzekutiv i AMIK, z. Shpresim Vranovci u prit në takim nga Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, ku me ç 'rast u diskutua në lidhje me iniciativën për ndryshimin e projektligjit për Shoqëritë Tregtare dhe rëndësinë e tij. Në takim u theksua rëndësia gjithëpërfshirëse në hartimin e projektligjit për Shoqëritë Tregtare. Ministrja, shprehu mbështetjen e plotë për kërkesat e paraqitura nga AMIK, duke ofruar hapësirën e nevojshme për kontributin e të gjitha grupeve të interesit gjatë fazës së punës së grupeve punuese në projektligjin në fjalë.
Po ashtu, gjatë takimit u theksua nevoja e ndërtimit të një komunikimi institucional të të gjitha niveleve, për adresimin e sfidave me të cilat përballën institucionet e ndryshme ne vend me theks të institucioneve mikrofinanciare që operojnë në vend.
AFK - Agjencioni për Financim në Kosovë, KRK - Kreditimi Rural i Kosovës, KEP Trust, KosInvest, FINCA Kosovo, Kosovo Grameen Missione Arcobaleno Microcredit Fund, @QELIM.