X
GO
sq-ALen-GB

Asociacioni i Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës

Njoftim për punën e Institucioneve Mikrofinanciare në gjendjen e pandemisë COVID-19

Njoftim për punën e Institucioneve Mikrofinanciare në gjendjen e pandemisë COVID-19
Posted: Mar 25, 2020
Comments: 0
Author: Amik Ks

Institucionet Mikrofinanicare të Kosovës (AMIK) po veprojnë sipas vendimeve të Qeverisë dhe të BQK-së pas gjendjes së jashtëzakonshme të krijuar nga pandemia COVID-19.

Shoqata e Institucioneve Mikrofinanicare të Kosovës (AMIK) i njofton të gjithë klientët dhe partnerët se po veprojnë sipas vendimeve të Qeverisë dhe të BQK-së pas gjendjes së jashtëzakonshme të krijuar nga pandemia COVID-19.

Institucioneve mikrofinanciare të asocuara në AMIK, degët dhe zyret qëndrore, vazhdojnë punën me kapacitete te kufizuara dhe me masa mbrojtëse strikte që tashmë janë ndërmarrë për të ruajtur shëndetin e punëtorëve dhe të klientëve tanë, dhe do të jemi partner i të gjithëve në këtë përballje të jashtëzakonshme.
Të gjitha IMF-të pranë AMIK po vazhdojnë me funksionin e dhënies së kredive dhe pranimin e pagesave të kësteve kurse klientët inkurajohen që të komunikojnë me stafin e IMF-ve të AMIK për sqarime, informata si dhe udhëzohen klientët që, aty ku ka mundësi, të përdorin kanalet e internetit dhe kanalet tjera telekomunikuese dixhitale.
Kërkesat individuale për shtyrjen e pagesës së këstit apo edhe riprogramim të kredisë do të trajtohen sipas nevojës, duke ndjekur vendimet dhe udhëzimet e Bankës Qëndrore të Kosovës.


Duke uruar që kjo situatë të kalojë sa më shpejt, ne bëjmë ftesë për vetë-kujdes dhe përmbajtje nga paniku. Bashkarisht do të ia dalim!

Print
Tags:
Rate this article:
No rating

x