X
GO
sq-ALen-GB

Asociacioni i Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës

Komitetet e AMIK

Posted: Gush 1, 2022
Categories: Komitetet
Comments: 0

1. Komiteti për Financa


Komiteti për Financa ka një rol të rëndësishëm në shqyrtimin e aspekteve të shumta të menaxhimit financiar me të cilat përballet sektori mikrofinanciar në Kosovë. Po ashtu, Komiteti i Financave ka për qëllim identifikimin e kërkesave për zhvillim profesional si për shembull, propozimin e trajnimeve të ndryshme të rëndësishme me ndikim në rritjen e aftësive rreth menaxhimit financiar në përgjithësi.

Përbërja e Komitetit për Financa:
Anëtar të Komitetit të Financave, janë përfaqësuesit e Institucioneve Mikrofinanciare, të cilët janë të anëtarësuar në AMIK dhe janë të regjistruar në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.

Anëtarët e komitetit për Financa janë:

Mehribane Shala
Përfaqësuese e AFK - Agjencioni për financim në Kosovë

Endrit Duraku
Përfaqësues i FINCA Kosovë

Adrian Alo
Përfaqësues i KEP Trust

Burbuqe Berisha
Përfaqësuese e KRK - Kreditimi Rural i Kosovës

Zana Nici
Përfaqësuese e Kos Invest

2. Komiteti për Ligje dhe Pajtueshmëri


Qëllimi kryesor i Komitetit Ligjor në kuadër të AMIK është mbrojtja e interesave të Sektorit Mikrofinanciar në Kosovë si dhe avancimi i infrastrukturës ligjore në përputhje me zhvillimet e vazhdueshme në Sektorin Mikrofinanciar. Po ashtu, Komiteti për Rregulla dhe Pajtueshmëri ndihmon në mbikëqyrjen e aktiviteteve në fushat e pajtueshmërisë me ligjet dhe rregulloret e zbatueshme.

Anëtarët e komitetit për Ligje dhe Pajtueshmëri janë:

Arbnor Brala
Përfaqësues i AFK - Agjencioni për financim në Kosovë

Auberon Kelmendi
Përfaqësues i FINCA Kosovë

Violeta Jakaj
Përfaqësuese e KEP Trust

Granit Mecinaj
Përfaqësues i KRK - Kreditimi Rural i Kosovës

Valbona Plepolli
Përfaqësuese e Kos Invest

3.  Komiteti për Burime Njerezore


Një ndër qëllimet kryesore të Komitetit të Burimeve Njerzore, në kuadër të AMIK është monitorimi i sistemeve dhe politikave të bazuara në vlera për të siguruar që sektori Mikrofinanciar po ndjek ligjet dhe praktikat më të mira në lidhje me punonjësit e tyre dhe duke krijuar një mjedis tërheqës për punonjësit aktualë dhe të ardhshëm.

Anëtarët e komitetit për Burime Njerëzore janë:

Irfete Pasha
Përfaqësuese e AFK - Agjencioni për financim në Kosovë

Hana Salihu
Përfaqësuese e FINCA Kosovë

Zana Kazazi
Përfaqësuese e KEP Trust

Burbuqe Grajcevci
Përfaqësuese e KRK - Kreditimi Rural i Kosovës

Natyra Zuna
Përfaqësuese e Kos Invest
 

4. Komiteti për Marketing


Roli kyq i Komitetit të Marketingut në kuadër të AMIK, është të menaxhojë strategjinë e përgjithshme të marketingut të sektorit Mikrofinanciar dhe të sigurojë që programi i përgjithshëm i marketingut është në përputhje me drejtimin strategjik dhe nevojat e tyre.

Anëtarët e komitetit për Marketing janë:

Lyra Kryeziu
Përfaqësuese e AFK - Agjencioni për financim në Kosovë

Ardi Parduzi
Përfaqësues i FINCA Kosovë

Krenar Halimi
Përfaqësues i KEP Trust

Kujtim Sahitaj
Përfaqësues i KRK - Kreditimi Rural i Kosovës

Lorik Hasani
Përfaqësues i Kos Invest

5. Komitetit për Menaxhim të Riskut


Komiteti i Riskut, rol kryesor ka përcaktimin e risqeve më të rëndësishme operacionale të sektorit mikrofinanciar, duke përfshirë identifikimin e çdo risku të mundshëm.

Anëtarët e komitetit për Menaxhim të Riskut janë:

Mentor Muhaxheri
Përfaqësues i AFK - Agjencioni për financim në Kosovë

Shkumbin Maksutaj
Përfaqësues i FINCA Kosovë

Malush Bytyqi
Përfaqësues i KRK - Kreditimi Rural i Kosovës

Mahir Blaku
Përfaqësues i Kos Invest

Mentor Hasanaj
Përfaqësues i Qelim Kosovë

Vjollca Duriqi

Përfaqësuese e KEP Trust

6. Komiteti për temë të IT-së


Qëllimi i Komitetit për temë të IT-së është të vlerësojë nevojat teknologjike për sektorin Mikrofinanciar si dhe përdorimin e tyre. Ky Komitet, në kuadër të AMIK, gjithmonë është në proces gjurmimi rreth përparimit të teknologjisë dhe prioritizimit të iniciativave, përveç identifikimit të nevojave për trajnim, buxhetimit dhe parashikimit të përgjithshëm të IT-së.

Anëtarët e komitetit për temë të IT-së janë:

Sami Sylqa
Përfaqësues i AFK - Agjencioni për financim në Kosovë

Ali Kacamaku
Përfaqësues i FINCA Kosovë

Gezim Ademi
Përfaqësues i KEP Trust

Burim Hulaj
Përfaqësues i KRK - Kreditimi Rural i Kosovës

Artan Blakqori
Përfaqësues i Kos Invest

Print
Tags:
Rate this article:
No rating

x