Donacion nga AMIK në Repartin e Kardiologjisë në Klinikën Pediatrike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës

Reparti i Kardiologjisë në Klinikën Pediatrike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka pranuar një donacion nga AMIK.

Donacioni është iniciuar dhe realizuar nga AMIK në bashkëpunim me Mikrofinancat anëtare të Shoqatës si AFK - Agjencioni për Financim në Kosovë, FINCA Kosovo, KEP Trust, KRK - Kreditimi Rural i Kosovës dhe KosInvest.

Donacioni kishte për qëllim renovimin e Repartit të Kardiologjisë në Klinikën Pediatrike, gjithashtu blerjen e pajisjeve të domosdoshme për këtë Repart që të jetë sa më i dobishëm për pacientët e vegjël të Klinikës Pediatrike.

QKUK dhe Klinika e Pediatrisë, falënderojnë AMIK dhe Mikrofinancat anëtare të Shoqatës për realizimin e këtij donacioni të vlefshëm për Klinikën e Pediatrisë.

#AMIK #microfinancekosova