KEP Trust, Kryetar Bordi
Shpend Nura ushtron detyren e Kryetar Bordi në IMF KEP Trust dhe është anëtar boardi i AMIK-ut që nga muaji tetor 2017. Ka një përvojë 15 vjeçare në sektorin financiar dhe atë të konsulencës. Paraprakisht ka punuar në Interim Credit Unit ( ICU), Raiffeisen Bank dhe Banken për Biznes në pozita dhe funksione të ndryshme udhëheqese. Ka udhëhequr projekte të ndryshme në fushen e zhvillimit të produkteve bankare, teknologjisë informative, avansimit të proceseve/operacioneve dhe ngritjen e kapaciteteve të NVM-ve. Ka përfunduar studimet bachelor në Universitetin e Prishtinës për Inxhineri Mekanike dhe ka magjistruar për administrim biznesi në Universitetin e Sheffield-it, dega në Selanik. Ka shërbyer si mentor për ndërmarrësit e rinj në projektet e CEED Kosova dhe RTC / IFC për ngritjen e kapaciteteve të NVM-ve dhe grave në biznes. Gjithashtu ka shërbyer si ligjerues në kolegjet Universum dhe UBT.
FINCA Kosovë
Ardian Kastrati vjen në FINCA nga ProCredit Bank, si punonjës me bagazh prej më shumë se 12 vitesh përvojë në sektorin Bankar dhe më shumë se 5 vjet në sektorin Mikro-Financiar. Në vitin 2000 filloi punën si Nëpunës Kreditor në Bankën Komerciale ProCredit në Kosovë. Ka shërbyer si Menaxher i Huadhënies Bujqësore dhe i Mikro-kredive, Menaxher i Regjionit të degës së Pejës, Menaxher i Divizionit të Kredivesi dhe Menaxher i Divizionit bankar korporativ për më shumë se 5 vite. Në vitin 2013 i është bashkuar FINCA Kosovë në pozitën e Drejtorit Operativ ndërsa duke filluar nga 01 Nëntor 2017 ushtron pozitën e ushtrues detyre – Drejtor i Përgjithshëm.Ardiani ka diplomuar në shkollën e menaxhementit IEDC në Bled Slloveni, në Progamin Ndërkombëtar të Menaxhimit të Lartë, pjesë e programit ekzekutiv MBA. Ardiani ka diplomuar në ‘Banka dhe Financa’ në Gjermani, në ProCredit Bank Academy, si dhe ka studiuar në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës.
Kryeshef Ekzekutiv, KGMAMF
Z. Kalam është Kryeshef Ekzekekutiv i KGMAMF (Kosovo Grameen Missione Arcobaleno Microcredit Fund) që nga Marsi 2015, ndërsa ka qenë pjese e Institucionit që nga viti 2007 në poziten e Drejtorit Financiar / Kontabilist Projekti dhe i angazhuar si Drejtor i Projektit. Para së të delegohej për Grameen Trust në Kosove (KGMAMF), ai ka qenë pjesë e Grameen Bank në Bangladesh që nga viti 1986 në pozita të ndryshme udhëheqese. Z. Kalam ka punuar për 5 vite për UNDP/UNOPS si consultant pwr tw implementuar Projektin Micro Kredit nee Myanmar (Burma). Ai ka përfunduar studimet Bachelor në Shkenca Shoqërore (1983) dhe Master në Shkenca Shoqërore (1985) në Univerisitetin e Dhakës, Bangladesh. Me një përvoj 31 vjeçare si praktikues i Mikrofinancave brenda dhe jashtë vendit, ai ka një kuptim të mirë të zbutjes së varfërisë dhe çështjeve të jetesës, dhe i pëlqen të punojë me njerëzit e varfër për zhvillimin e tyre socio-ekonomik.
Menaxher, QELIM Kosovë
Z.Karaqi është menaxher i Institucionit Mikrofinanciar - Qelim Kosovë që nga viti 2009, ndërsa ka qenë pjesë e Qelim Kosovë që nga viti 2006. Gjatë periudhes 2001 – 2006 ka punuar për Celim Milano gjatë misionit në mikrofinanca të tyre në Kosovë. Ai ka diplomuar nga Universititeti i Prishtinës në vitin 1983 në Fakultetin Ekonomik. Përvoja e tij 18 vjeçare në sektorin mikrofinanciar i ka mundësuar atij të ndjekë shume trajnime dhe programe të cilat i adresojnë qështjet dhe nevojat financiare dhe jo-financiare të personave me të ardhura të ulëta dhe mikro-ndermarrjet në vend.
AFK
Z. Anadolli është Drejtor Ekzekutiv i Institucionit Mikrofinanciar - Agjencioni për financim në Kosovë (AFK) dhe që nga viti 2012 është Kryetar i Bordit të Drejtorëve të AMIK. Eksperienca e tij profesionale perfshinë një periudhë 20 vjeçare në fushën e mikrofinancimit dhe lidershipit. Ai ka diplomë Masteri në Menaxhment nga Universiteti Dukagjini në Kosovë. Gjithashtu, ai është Ekspert i Çertifikuar Ndërkombëtar në Mikrofinanca dhe Ekspert i Çertikuar në Menaxhimin e Riskut nga Frankfurt School of Finance and Management në Gjermani.
Asambleja e Anëtarëve është trupi më i lartë qeverisës i organizatës dhe duhet të përbëhet nga të gjithë anëtarët e organizatës.
Asambleja e Anëtarëve ka përgjegjësinë më të lartë për politikat dhe çështjet financiare të organizatës.
Përveç përgjegjësive të caktuara në statut, Asambleja do të ketë gjithashtu edhe këto kompetenca:
Bordi është përgjegjës për kontrollin dhe udhëheqjen e çështjeve dhe pasurisë së organizatës. Bordi i Drejtorëve përbëhet nga së paku gjashtë (6) anëtarë përfaqësues nga organizatat anëtare, të cilet zgjedhen individualisht nga anëtarët e Asamblesë me shumicën e votive dhe kanë mandat 2 vjeçar.
Anëtarët aktual të Bordit të Drejtorëve janë:
Shpend Nura – KEP Trust, Kryetar Bordi
Ardian Kastrati – FINCA Kosovë
Vilson Ndrecaj - KosInvest
Lulzim Sadrija – KRK
Vahdet Anadolli – AFK
Vehbi Zeqiri - START
Bordi i Drejtorëve ka këto kompetenca:
Bordi gjithashtu ka edhe përgjegjësitë e mëposhtme:
AMIK-u aktualisht menaxhohet nga:
Shpresim Vranovci - Drejtor Ekzekutiv, dhe Gresë Emini - Zyrtare për Koordinim
Shkruani një email valide
Kjo adresë emaili është tashmë e abonuar
Abonimi u shtua
Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga AMIK
Zhvilluar nga: Appdec