Informata për Sektorin, Shtator 2024
Sektori mikrofinanciar në Kosovë ka vazhduar me rritje edhe gjatë muajit Shtator 2024 shuma e kredive aktive arriti vlerën 381 milion Euro të shpërndara në 125 mijë klientë.
Sipas Raportit mujor të Anëtarëve të AMIK, këto janë të dhënat kryesore që prezantojnë sektorin deri me 30 Shtator 2024:
- Gjithsej portofolio e kredive (aktive): 381 milion Euro
- Gjithsej numri i huamarrësve (aktive): 125,730
- Mesatarja e madhësisë së kredive (aktive): 3,631
- Vlera e kredive të reja të shpërndara: 31 milion Euro
- Gjithsej numri i të punësuarve: 1219
- Gjithsej numri i degëve: 137