Informata për Sektorin, Gusht 2024
Sektori mikrofinanciar në Kosovë ka vazhduar me rritje edhe gjatë muajit Gusht 2024 shuma e kredive aktive arriti vlerën 375 milion Euro të shpërndara në 124 mijë klientë.
Sipas Raportit mujor të Anëtarëve të AMIK, këto janë të dhënat kryesore që prezantojnë sektorin deri me 31 Gusht 2024:
- Gjithsej portofolio e kredive (aktive): 375 milion Euro
- Gjithsej numri i huamarrësve (aktive): 124,487
- Mesatarja e madhësisë së kredive (aktive): 3,739
- Vlera e kredive të reja të shpërndara: 31 milion Euro
- Gjithsej numri i të punësuarve: 1216
- Gjithsej numri i degëve: 137