Informata për Sektorin, Prill 2024
Sektori mikrofinanciar në Kosovë ka vazhduar me rritje edhe gjatë muajit Prill 2024 shuma e kredive aktive arriti vlerën 346 milion Euro të shpërndara në 120 mijë klientë.
Sipas Raportit mujor të Anëtarëve të AMIK, këto janë të dhënat kryesore që prezantojnë sektorin deri me 30 Prill 2024:
- Gjithsej portofolio e kredive (aktive): 346 milion Euro
- Gjithsej numri i huamarrësve (aktive): 120,882
- Mesatarja e madhësisë së kredive (aktive): 3,311
- Vlera e kredive të reja të shpërndara: 27 milion Euro
- Gjithsej numri i të punësuarve: 1172
- Gjithsej numri i degëve: 135