AFK

Agjencioni për Financim në Kosovë (AFK)

Agjencioni për financim në Kosovë (AfK) është Institucion Financiar Jo-Bankar, fillimisht i regjistruar si program i Mercy Corps Kosovë (që nga Shtatori 1999), dhe i ri-regjistruar si Organizatë Jo-Qeveritare (OJQ) në Shkurt të vitit 2002.

Misioni i AfK-së është që të përmirësoj kushtet e jetesës në Kosovë, duke u ofruar shërbime të qëndrueshme financiare ndërmarrjeve të vogla dhe mikrondërmarrjeve. Vizioni i AfK-së është që të bëhet institucion mikrofinanciar udhëheqës në Kosovë.

Deri më 30 Shtator 2017, AfK-ja ka dhënë gjithësejt 80,932 kredi me vlerë prej € 148,027,435.

AfK vepron ne gjithë teritorin e Kosovës: Pejë Qendra, Pejë Lokacioni 2, Prishtinë 1, Prishtina 2, Prizren, Gjakovë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Istog, Klinë, Skenderaj, Malishevë, Therandë, Rahovec, Deçan, Drenas, Vushtrri, Viti, Gracanica.



Aktualisht AFK-ja ofron këto 6 lloje të kredive:
  • Kredi për Biznes
  • Kredi për Bujqësi
  • Kredi për Nevoja Familjare
  • Kredi për Shtëpis
  • Kredi e gjelbërt
  • Kredi për Regjistrim të Veturave


Kredite për Biznes

Targeti: Produkti i kredisë për biznes është i përcaktuar për mikro ndërmarrjet dhe ndërmarrjet e vogla/ sipërmarrësit privat që janë të involvuar në shërbime të ndryshme, prodhim/përpunim dhe tregti me pakicë që kanë për qëllim të shfrytëzojnë kredinë vetëm për qëllime biznesi, dhe janë në gjendje që të sigurojnë kolateral të mjaftueshëm.

Qëllimi i kredisë: Blerja e aseteve fikse dhe kapitalit të punës.


Kreditë për Bujqësi

Targeti: Kredia për bujqësi është në dispozicion të mikro fermerëve dhe fermerëve të vegjël, si dhe të atyre që janë të përfshirë në biznesin bujqësor (mbjellje, prodhuesit e qumështit, kultivimi i kafshëve, etj).

Qëllimi i kredisë: Blerja e aseteve fikse dhe kapitali i punës (riparimi i hangarëve, blerja e bagëtive, farat, fertizuesit, blerja e pajisjeve bujqësore etj).



Kreditë për nevoja familjare

Targeti: Ky produkt kreditor është i përcaktuar për klientët që kanë paga të mira nga puna e qëndrueshme apo biznesi aktiv, dhe të cilët kanë nevojë për qasje të shpejtë në kredi të vogla, afat-shkurta, afat-mesme apo kredi emergjente për nevoja të përgjithshme.

Qëllimi i kredisë: Blerja e orendive shtëpiake, mobileve, taksa shkollore për fëmijët e tyre, mallra për dimër, pushime verore, regjistrimi dhe servisimi i veturave, shpenzime mjekësore, martesa etj.


Kredia për shtëpi

Targeti: Ky produkt kreditor është i përcaktuar për klientët potencial që kanë paga të mira nga puna e qëndrueshme apo biznesi aktiv, dhe që kanë për qëllim që kredinë ta përdorin për riparime në shtëpi.

Qëllimi i kredisë: Blerje e materialit ndërtimor, riparim të sistemit të ujit, riparim i çatisë, blerje e dyerve të reja dhe dritareve, etj.


Kredi e gjelbërt

Targeti: Ky produkt kreditor është i përcaktuar për klientët që kanë pagë nga puna e qëndrueshme apo biznesi aktiv, me qëllim të financimit të projekteve dhe /ose komponenteve te projektit, të cilat kanë efekt në kursimin e energjisë.

Qëllimi i kredisë: Keto kredi shfrytzohen ne punime izolimi (Zarfi mbështjellës i objektit), blerjen e paisjeve dhe makinerive për biznese, izolimin e shtalles, makinerive bujqësore, si dhe blerjen e paisjeve shtepiake.


Kreditë për regjistrim të automjeteve

Targeti: Ky produkt kreditor është i përcaktuar për klientët që kanë të ardhura të rregullta nga puna e qëndrueshme apo biznesi aktiv, me qëllim të regjistrimit automjeteve të tyre.

Qëllimi i kredisë: Kjo kredi shfrytëzohet me qëllim të regjistrimit të automjeteve që shfrytëzohen për nevoja personale apo për nevoja të biznesit.



KONTAKTO AFK / ZYRA QENDRORE


Address: Lidhja e Prizrenit | Nr. 130000 Pejë

Tel.: 039 42 42 42

Fax: 039 423 018 / 039 423 585

Email: info@afkonline.org

Web: www.afkonline.org

KONTAKTO FINCA KOSOVË / ZYRA QENDRORE


Adresa: Rr. Robert Doll Nr. 112, Prishtinë, Republika e Kosovës

Tel: +381 (0) 38 609 721 / +381 (0) 38 609 722

Email: info@fincakosovo.org

Hotline: +377 (0) 45 999 444

Web: www.fincakosovo.org

KONTAKTO KEP TRUST / ZYRA QENDRORE


Adresa: Rr Pashko Vasa, Nr.6, Lagjja Pejton, 10000 Prishtinë, Kosovë

+381 (0) 38 245 011

Email: info@keponline.net

Web: www.keptrust.org

KONTAKTO KGMAMF / ZYRA QENDRORE


Adresa: Rr. Jarina, Nr. 118, Pejë, Kosovë

Tel: +381(0)39-432-842

Email: kgmamf@yahoo.com

KONTAKTO KOSINVEST / ZYRA QENDRORE


Adresa: Rr. Mujo Ulqinaku 1, Prishtinë, Kosovë

Tel: +381 (0)38 242 726; +381(0)38 240 664

Email: kosinvest@wvi.org

Web: www.kosinvest.org

KONTAKTO KRK / ZYRA QENDRORE


Adresa: Rr. Behije Dashi, Nr.4, Prishtinë, Kosovë

Tel: +381 (0) 038 243 554 / 222 345

Email: krk_imf@krk-ks.com

Web: www.krk-ks.com

KONTAKTO QELIM KOSOVA/ZYRA QENDRORE


Adresa: Rruga UCK, Nr.5 Bankkos, Kati lll, 41 50000 Gjakovë.

Tel: 0390 324 664

Email: qelim_kosove@yahoo.it

KONTAKTO START Microfinance Institution


Adresa: Rr Ereniku Nr 16, Kalabria , Pristina, Kosovo, 10000

Tel: 038 552 432

Email: info@start-finance.org