X
GO
sq-ALen-GB

Asociacioni i Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës

Funksioni i Koordinimit

Aktivitetet e koordinuara nga AMIK-u përfshijnë trajnime të përbashkëta, vizita shkëmbyese në mes të IMF-ve tjera të rajonit, si dhe evente të ndryshme dhe aktivitete të tjera varësisht prej kërkesave dhe nevojave të institucioneve anëtare.

Në vlerësim të nevojave, AMIK dhe anëtarët në koordinim edhe me partnerët si EFSE, Banka Botërore, KfW, EBRD, EC, USAID dhe partner të tjerë aktiv në Kosovë organizojnë trajnime dhe evente që sjellin vlerë të shtuar për anëtaret dhe pjesëmarrësit.

AMIK organizon edhe trajnime specifike në bashkëpunim me Institucionet e specializuar të Kosovës, si ATK, NJIF-K.

Trajnimi për menaxhimin e medies sociale, 25 - 26 Nëntor 2019
Amik Ks
/ Categories: Trajnimet

Trajnimi për menaxhimin e medies sociale, 25 - 26 Nëntor 2019

Me datë 25 dhe 26 nëntor 2019, është mbajtur trajnimi për menaxhimin e medies sociale, i organizuar nga AMIK në bashkëpunim me Hallakate (Agjensioni për medie sociale).

AMIK i falënderon të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe vlerësimin maksimal për trajnimin dhe poashtu, z. Valon Canhasi për prezentimin e jashtëzakonshëm.

Agjenda e këtij trajnimi ka përfshirë temat në vijim:

  • Hyrje në rrjetet sociale
  • Anatomia e Facebook
  • Menaxhimi i faqeve dhe reklamave në Facebook
  • Menaxhimi i reklamave të kampanjave
  • Menaxhimi i rrjeteve të tjera sociale
  • Mjetet e menaxhimit të prezencës në internet
Previous Article Seminari “Fuqizimi i FinTech në Kosovë”, 26 - 27 Shtator 2019
Print
178 Rate this article:
No rating

x