X
GO
sq-ALen-GB

Asociacioni i Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës

Funksioni i Koordinimit

Aktivitetet e koordinuara nga AMIK-u përfshijnë trajnime të përbashkëta, vizita shkëmbyese në mes të IMF-ve tjera të rajonit, si dhe evente të ndryshme dhe aktivitete të tjera varësisht prej kërkesave dhe nevojave të institucioneve anëtare.

Në vlerësim të nevojave, AMIK dhe anëtarët në koordinim edhe me partnerët si EFSE, Banka Botërore, KfW, EBRD, EC, USAID dhe partner të tjerë aktiv në Kosovë organizojnë trajnime dhe evente që sjellin vlerë të shtuar për anëtaret dhe pjesëmarrësit.

AMIK organizon edhe trajnime specifike në bashkëpunim me Institucionet e specializuar të Kosovës, si ATK, NJIF-K.

Seminari “Fuqizimi i FinTech në Kosovë”, 26 - 27 Shtator 2019
Amik Ks
/ Categories: Trajnimet

Seminari “Fuqizimi i FinTech në Kosovë”, 26 - 27 Shtator 2019

Fintech (shërbimet financiare përmes teknologjisë) është duke u zhvilluar hovshëm në sektorin e financave në mbarë botën. AMIK në bashkëpunim me Fintech-Aviv (Shoqata Izraelite e Fintech) dhe Equitech, mundësoi për herë të parë një seminar për fuqizimin e Fintech në Kosovë.

Në seminarin “Fuqizimi i Fintech në Kosovë”, i mbajtur me 26 - 27 Shtator 2019, pjesëmarrës ishin IMF-të anëtare në AMIK, përfaqësues nga BQK, dhe bankat. Në cilësinë e ligjëruesit në këtë trajnim ishte z. Tal Sharon, partner menaxhues në Equitech.

Qëllimi i këtij seminarin ka qenë të kuptuarit themelor të modeleve të biznesit dhe trendeve në tregjet botërore dhe të frymëzojë për proceset që mund të lehtësohen në Kosovë.

Agjenda dy ditore ka përfshirë këto tema:

  • Vala e Tretë e FinTech
  • Siguria kibernetike
  • Dixhitalizimi bankar dhe e ardhmja e valutave
  • Skemat e Pagesave Elektronike
  • Metodologjitë e vlerësimit të kredisë
  • Pagesat dhe dërgesat, huadhënia alternative
Previous Article Trajnimi “Aftësitë e Shitjes”, 24 - 25 Janar 2019
Next Article Trajnimi për menaxhimin e medies sociale, 25 - 26 Nëntor 2019
Print
297 Rate this article:
No rating

x