X
GO
sq-ALen-GB

Asociacioni i Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës

Konkursi për Ese - AMIK 2019
Amik Ks
/ Categories: Evente

Konkursi për Ese - AMIK 2019

Shoqata e Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës (AMIK) e ka hapur konkursin për Ese 2019 për Studentët e Kosovës që vijojnë studimet në programet Bachelor dhe Master, në të gjitha drejtimet. Esetë e përzgjedhura do marrin çmime dhe certifikata që jepen për ese të merituara.

Gjithsejt do të ndahen 8 çmime për ese të meritura.

Konkursi i eseut nga AMIK u jep një platformë studentëve dhe i fton studentët të eksplorojnë një gamë të gjerë çështjesh sfiduese dhe interesante përtej kufijve të kurrikulës së kolegjit.

Temat

Temat që janë përzgjedhur për konkursin e 2019 janë:

1. Blockchain, cili është premtimi i kësaj teknologjie? Si mund të përfitojë mikrofinanca e Kosovës?

2. Financa e Sjelljes (Behaviour Finance): Cilat janë mësimet për politiken publike në mbrojten e klientit nga mbingarkesa me borxh?

3. Normat e interesit në mikrofinanca, analizë e trendeve evropiane dhe krahasim me Kosovën përmes strukturës së kostove.

Udhëzimet e Pjesëmarrjes

Mund të dorëzohet vetëm një Ese për pjesëmarrës. Studentët mund të konkurrojnë edhe në grup, jo më shumë se tre student në grup.

Aplikimet e shumëfishta ose jo të plota do të çojnë në skualifikim.

Ese duhet të jetë e shkruar në gjuhën shqipe ose angleze.

Vetëm esetë origjinale do të merren parasysh për konkurrimin. Asnjë pjesë e saj nuk duhet të jetë publikuar më parë dhe as nuk duhet të jetë në shqyrtim të publikimit ose të konkursit diku tjetër. Çdo formë plagjiature do të rezultojë në skualifikim.

Eseu duhet jetë së paku 1,750 fjalë dhe nuk duhet të tejkalojë 2,200 fjalë. Fonti duhet të jetë “Times New Roman”, 12.

Pjesëmarrësit duhet të regjistrohen paraprakisht duke e dërguar një email në info@amik.org, me “subject” AMIK konkursi për Ese 2019,  me ose para dates 15 shkurt 2019, duke theksuar:

  • Titullin e eseut
  • Emri i pjesëmarrësit (me shkronja të mëdha)
  • Femër / Mashkull
  • Data e Lindjes
  • Drejtimi dhe Emri i Universitetit / Kolegjit
  • Adresa për korrespondencë (Email dhe numri celular)

Udhëzimet e Dorëzimit

Pjesëmarrësit e regjistruar duhet të dërgojnë  esetë e tyre në formatin PDF me ose para datës  21 mars 2019 info@amik.org.

Vlerësimi

Vlerësimi i eseve do të bëhet sipas këtyre kritereve dhe pikëve:

Kriteret

          Pikët

Relevanca e temës

1-5

Kualiteti i hulumtimit të literaturës përkatëse

1-5

Struktura dhe ndërlidhja e argumentimit

1-5

Qartësia e gjetjeve dhe rekomandimeve

1-5

Cilësia Gramatikore

1-5

Pikët në total:

5-25

 

Çmimet

Certifikata e meritës, dhe një shpërblim do t'i jepet secilës prej eseve më të mira.

Shpërblimet e dhëna do të jenë si më poshtë:

  • Ese e Shkëlqyer - Çmimi i Parë: EUR 300, 2 shpërblime
  • Ese e Dalluar, Çmimi i dytë: EUR 200, 3 shpërblime
  • Ese Shumë e Mirë, Çmimi i tretë: EUR 100, 3 shpërblime

Certifikata e pjesëmarrjes do të lëshohet për secilin nga pjesëmarrësit.

2 esetë më të mira do të publikohen së bashku me një fotografi të pjesëmarrësve në webfaqen e AMIK dhe do të jenë pjesë e konferencës së AMIK.         

Të gjithë fituesit do të njoftohen me e-mail ose telefon dhe do të thirren për t'u përgëzuar dhe për kohën e mbajtjes së organizimt për ndarjen e çmimeve.

 

 

 

 

Previous Article Edicioni i katërt i Ditës Evropiane të Mikrofinancës
Next Article Registration for the MFC Annual Conference 2019 is open
Print
4914 Rate this article:
No rating

x