X
GO
sq-ALen-GB

Asociacioni i Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës

Vahdet Anadolli

Drejtor Ekzekutiv, AFK

SuperUser Account 0 1 Article rating: No rating

Z. Anadolli është Drejtor Ekzekutiv i Institucionit Mikrofinanciar - Agjencioni për financim në Kosovë (AFK) dhe që nga viti 2012 është Kryetar i Bordit të Drejtorëve të AMIK. Eksperienca e tij profesionale perfshinë një periudhë 20 vjeçare në fushën e mikrofinancimit dhe lidershipit. Ai ka diplomë Masteri në Menaxhment nga Universiteti Dukagjini në Kosovë. Gjithashtu, ai është Ekspert i Çertifikuar Ndërkombëtar në Mikrofinanca dhe Ekspert i Çertikuar në Menaxhimin e Riskut nga Frankfurt School of Finance and Management në Gjermani.

Ardian Kastrati

U.D Drejtor i përgjithshëm, FINCA Kosovë

SuperUser Account 0 3 Article rating: No rating

Ardian Kastrati vjen në FINCA nga ProCredit Bank, si punonjës me bagazh prej më shumë se 12 vitesh përvojë në sektorin Bankar dhe më shumë se 5 vjet në sektorin Mikro-Financiar. Në vitin 2000 filloi punën si Nëpunës Kreditor në Bankën Komerciale ProCredit në Kosovë. Ka shërbyer si Menaxher i Huadhënies Bujqësore dhe i Mikro-kredive, Menaxher i Regjionit të degës së Pejës, Menaxher i Divizionit të Kredivesi dhe Menaxher i Divizionit bankar korporativ për më shumë se 5 vite. Në vitin 2013 i është bashkuar FINCA Kosovë në pozitën e Drejtorit Operativ ndërsa duke filluar nga 01 Nëntor 2017 ushtron pozitën e ushtrues detyre – Drejtor i Përgjithshëm.Ardiani ka diplomuar në shkollën e menaxhementit IEDC në Bled Slloveni, në Progamin Ndërkombëtar të Menaxhimit të Lartë, pjesë e programit ekzekutiv MBA. Ardiani ka diplomuar në ‘Banka dhe Financa’ në Gjermani, në ProCredit Bank Academy, si dhe ka studiuar në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës.

Shpend Nura

Kryeshef Ekzekutiv, KEP Trust

SuperUser Account 0 3 Article rating: No rating

Shpend Nura ushtron detyren e Kryeshefit Ekzekutiv në IMF KEP Trust dhe është anëtar boardi i AMIK-ut që nga muaji tetor 2017. Ka një përvojë 15 vjeçare në sektorin financiar dhe atë të konsulencës. Paraprakisht ka punuar në Interim Credit Unit ( ICU), Raiffeisen Bank dhe Banken për Biznes në pozita dhe funksione të ndryshme udhëheqese. Ka udhëhequr projekte të ndryshme në fushen e zhvillimit të produkteve bankare, teknologjisë informative, avansimit të proceseve/operacioneve dhe ngritjen  e kapaciteteve të NVM-ve.
Ka përfunduar studimet bachelor në Universitetin e Prishtinës për Inxhineri Mekanike dhe ka magjistruar për administrim biznesi në Universitetin e Sheffield-it, dega në Selanik. Ka shërbyer si mentor për ndërmarrësit e rinj në projektet e CEED Kosova dhe RTC / IFC për ngritjen e kapaciteteve të NVM-ve dhe grave në biznes. Gjithashtu ka shërbyer si ligjerues në kolegjet Universum dhe UBT.

Md. Abdul Kalam

Kryeshef Ekzekutiv, KGMAMF

SuperUser Account 0 1 Article rating: No rating

Z. Kalam është Kryeshef Ekzekekutiv i KGMAMF (Kosovo Grameen Missione Arcobaleno Microcredit Fund) që nga Marsi 2015, ndërsa ka qenë pjese e Institucionit që nga viti 2007 në poziten e Drejtorit Financiar / Kontabilist Projekti dhe i angazhuar si Drejtor i Projektit. Para së të delegohej për Grameen Trust në Kosove (KGMAMF), ai ka qenë pjesë e Grameen Bank në Bangladesh që nga viti 1986 në pozita të ndryshme udhëheqese. Z. Kalam ka punuar për 5 vite për UNDP/UNOPS si consultant pwr tw implementuar Projektin Micro Kredit nee Myanmar (Burma). Ai ka përfunduar studimet Bachelor në Shkenca Shoqërore (1983) dhe Master në Shkenca Shoqërore (1985) në Univerisitetin e Dhakës, Bangladesh. Me një përvoj 31 vjeçare si praktikues i Mikrofinancave brenda dhe jashtë vendit, ai ka një kuptim të mirë të zbutjes së varfërisë dhe çështjeve të jetesës, dhe i pëlqen të punojë me njerëzit e varfër për zhvillimin e tyre socio-ekonomik.

Arta Spahija

Drejtoreshë, KosInvest

SuperUser Account 0 1 Article rating: No rating

Znj. Spahija është drejtoreshë e KosInvest që nga viti 2013, ndërsa ka kontribuar për Institucionin që nga viti 2004 në pozitën e kontabilistes dhe me pas nga viti 2007 në pozitën e Menaxherës së Financës. Para së të bëhëj pjesë e KosInvest ajo ka punuar për KFOR HQ (2006 – 2007) dhe Institucionin Mikrofinanciar Beslidhja (2000 – 2003) si Menaxhere e Financës. Znj. Spahija ka përfunduar studimet Bachelor në Banka dhe Financa dhe programin për Eksperte e Certifikuar në Mikrofinanca nga Frankfurt School of Finance and Management. Gjithashtu, gjatë angazhimit të saj 18 vjecar në sektorin mikrofinaciar, ajo ka ndjekur trajnime të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare në lidhje me mikrofinancën.

Gjergj Karaqi

Menaxher, QELIM Kosovë

SuperUser Account 0 1 Article rating: No rating

Z. Karaqi është menaxher i Institucionit Mikrofinanciar - Qelim Kosovë që nga viti 2009, ndërsa ka qenë pjesë e Qelim Kosovë që nga viti 2006.  Gjatë periudhes 2001 – 2006 ka punuar për Celim Milano gjatë misionit në mikrofinanca të tyre në Kosovë. Ai ka diplomuar nga Universititeti i Prishtinës në vitin 1983 në Fakultetin Ekonomik. Përvoja e tij 18 vjeçare në sektorin mikrofinanciar i ka mundësuar atij të ndjekë shume trajnime dhe programe të cilat i adresojnë qështjet dhe nevojat financiare dhe jo-financiare të personave me të ardhura të ulëta dhe mikro-ndermarrjet në vend.

Vehbi Zeqiri

Drejtor Ekzekutiv, START IMF

SuperUser Account 0 10 Article rating: No rating

Z. Zeqiri është njëri prej themeluesve dhe anëtarë i bordit të Institucionit Mikrofianciar START. Ai ka shërbyer si Drejtor Ekzekutiv që nga fillimi i themelimit në vitin 2002. Si njëri ndër kontribuuesit kryesorë në themelimin dhe udhëheqjen e Institucionit të parë financiar Islam në vend, ka siguruar vendin në historinë e Kosovës në këtë drejtim. Duke filluar prej bizneseve private familjare për disa vite, pastaj duke vazhduar në sektorin ndërkombëtarë humanitarë për më shumë se 17 vite si dhe 15 vite angazhimi në sektorin financiar, janë indikatorë të qartë për aftësitë, njohuritë, shkathtësitë, dhe eksperiencën e z. Zeqiri. Pasionet e tij janë, Lidershipi/udhëheqja, financat Islame, dhe shërbimi ndaj komunitetit/humanizmit. Z. Zeqiri është Profesionist i Certifikuar në Financat Islame, titull i fituar nga Universiteti ‘INCEIF’ në Malajzi; Ekspert i Certifikuar Ndërkombëtarë për Mikrofinanca, titull i fituar nga ‘Frankfurt School of Finance & Management’, tituj të cilët janë të lidhur ngushtë me sektorin në të cilin ka shërbyer me vite. 

RSS

ASAMBLEJA E ANËTARËVE

Asambleja e Anëtarëve është trupi më i lartë qeverisës i organizatës dhe duhet të përbëhet nga të gjithë anëtarët e organizatës.

Asambleja e Anëtarëve ka përgjegjësinë më të lartë për politikat dhe çështjet financiare të organizatës.

Përveç përgjegjësive të caktuara në statut, Asambleja do të ketë gjithashtu edhe këto kompetenca:

  • Të zgjedhë dhe largojë anëtarët e Bordit
  • Miratoj rishikimin vjetor financiar të organizatës
  • Miratoj buxhetin vjetor
  • Miratoj programin vjetor

 

BORDI I DREJTORËVE (BORDI)

Bordi është përgjegjës për kontrollin dhe udhëheqjen e çështjeve dhe pasurisë së organizatës. Bordi i Drejtorëve përbëhet nga së paku pesë (5) anëtarë përfaqësues nga organizatat anëtare, të cilet zgjedhen individualisht nga anëtarët e Asamblesë me shumicën e votive dhe kanë mandat 2 vjeçar.

Anëtarët aktual të Bordit të Drejtorëve janë:

Vahdet Anadolli – AfK, Kryetar Bordi

Ardian Kastrati – FINCA Kosovë

Lulzim Sadrija – KRK

Shpend Nura – KEP Trust

Vehbi Zeqiri – START IMF

Bordi i Drejtorëve ka këto kompetenca:

  • Vendos drejtimin themelor të funksionimit të organizatës
  • Promovoj objektivat e organizatës dhe ndihmoj në përpjekjet e gjetjes së fondeve
  • Përfaqësoj organizatën
  • Zgjedh Kryetarin e Bordit të Drejtorëve
  • Nënshkrimin e çdo marrëveshje në emër të organizatës
  • Përzgjedhjen dhe menaxhimin e punëtorëve të organizatës
  • Caktimin e auditorëve

Bordi gjithashtu ka edhe përgjegjësitë e mëposhtme:

  • Përgjegjësitë financiare dhe ligjore për çështjet e organizatës deri në miratimin e rishikimit vjetor financiar të organizatës nga Asambleja e Anëtarëve
  • Shpërndarjen e të gjitha informatave të rëndësishme të pranuara nga Bordi dhe vendimet e rëndësishme të dhëna nga Bordi.

 

STAFI I AMIK-ut

AMIK-u aktualisht menaxhohet nga:

Arsim Bruçaj - Drejtor Ekzekutiv, dhe Florentina Avdiu - Zyrtare e Financës dhe Administratës.