X
GO
sq-ALen-GB

Asociacioni i Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës

Për Ne

Posted: Shk 8, 2018
Categories: Për ne
Comments: 0

Asociacioni i Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës (AMIK) është organizate jo-qeveritare që funksionon si shoqatë në bazë të anëtarësisë. Misioni i saj është që të avancoj sektorin mikrofinanciar për të përkrahur përfshirjen financiare dhe sociale dhe zhvillimin ekonomik duke ofruar një platformë të fortë të përbashkët dhe shërbime të shkëlqyera.

Misioni i AMIK është që të ndihmojë në zhvillimin e qëndrueshem ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës përmes mbështetjes së sektorit mikrofinanciar në Kosovë. AMIK-u mbështet zhvillimin e programeve  me anëtarë dhe partnerë për të përkrahur zhvillimin e ndërmarrësisë në Kosovë, fuqizimin e klientit dhe institucionalizimin e praktikë së mirë në ndermejetësimin mikrofinanciar dhe jo-bankar.

Fushat kryesore të funksionit të AMIK-ut janë: Avokimi dhe Politikat, Praktikat më të mira të Mikrofinancave dhe Koordinimi i aktiviteteve me qëllim të zhvillimit të sektorit mikrofinanciar.

AMIK është anëtarë në “Rrjetin Evropian të Mikrofinancave” (European Microfinance Network – EMN). Në kuader të anëtarësisë në EMN-së punohet së bashku për ta përmirësuar kornizen ligjore në vijë me praktikat më të mira në Evrope, mundësohet pjesëmarrje në trajnime, konsultime, konferenca, projekte të përbashkëta dhe iniciativa tjera të dobishme. Ndarja dhe implementimi i praktikave të mira Evropiane i kontribuojnë transparences dhe drejtesisë tek anëtaret dhe përdoruesve të burimeve kreditore, për luftimin e varferise, papunësisë dhe krijimin e kushteve per punësimin e të rinjeve.

Historiku i AMIK

Në përpjekje për përmbushjen sa më të mirë të nevojave të bizneseve të vogla dhe sektorit të mikro bizneseve të Kosovës si dhe lehtësimin e rritjes së industrisë, në vitin 2002, disa IMF në Kosovë vendosën të themelojnë një shoqatë zyrtare të quajtur Asociacioni i Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës (Association of Microfinance Institutions of Kosovo – AMIK).

Anëtarët themelues janë Kreditmi Rural i Kosovës  (KRK), Besëlidhja Microfinance, Agjencioni për financim në Kosovë (AFK), FINCA-Kosovë, dhe Programi i Ndërmarrjeve të Kosovës (KEP).

Duke e vlerësuar mundësinë dhe rëndësinë e mësimit të përbashkët, insititucionet anëtare e panë nevojën për këtë asociacion që do të koordinonte aktivitete të ndryshme të përbashkëta, që do të avokoj për nevojat e tyre dhe të themeloj një kod të ‘best practices’- përvojave të suksesshme të mikrofinancave. IMF-të në Kosovë kanë bashkëpunuar gjerësisht gjatë viteve të kaluara duke krijuar bazën për sektorin mikrofinanciar dhe për një Asociacion që do të loboj në interes të IMF-ve si një entitet i përbashkët.

 AMIK gjatë gjithë këtyre viteve vazhdon të bashkëpunojë ngushtë me anëtarët për t’i definuar dhe zhvilluar strategjitë e vazhdueshme për të ardhmen.

Aktualisht, anëtarë të AMIK janë tetë Institucione Mikrofinanciare:

  • AFK (Agjencioni për financim në Kosovë)
  • FINCA Kosovo
  • KEP Trust
  • KGMAMF (Kosovo Grameen Missione Arcobaleno Micro Credit Fund)
  • KosInvest
  • KRK (Kreditimi Rural i Kosovës)
  • QELIM Kosova
  • START IMF
Print
Tags:
Rate this article:
No rating

x

Misioni

Misioni i saj është që të avancoj sektorin mikrofinanciar për të përkrahur përfshirjen financiare dhe sociale dhe zhvillimin ekonomik duke ofruar një platformë të fortë të përbashkët dhe shërbime të shkëlqyera.
 

Vizioni

Të jetë asociacion udhëheqës në rajon për promovimin e mikrofinancave.