Informata për Sektorin, Dhjetor 2021

Sektori mikrofinanciar në Kosovë ka vazhduar me rritje edhe gjatë muajit Dhjetor 2021, shuma e kredive aktive arriti vlerën 209 milion Euro të shpërndara në 89 mijë klientë.

Sipas Raportit mujor të Anëtarëve të AMIK, këto janë të dhënat kryesore që prezantojnë sektorin deri me 31 Dhjetor 2021:


  • Gjithsej portofolio e kredive (aktive): 209 milion Euro
  • Gjithsej numri i huamarrësve (aktive): 89,717
  • Mesatarja e madhësisë së kredive (aktive): 2,334
  • Vlera e kredive të reja të shpërndara: 19 milion Euro
  • Gjithsej numri i të punësuarve: 1062
  • Gjithsej numri i degëve: 121