Anëtarët
Sektori Mikrofinanciar mbështet në Kornizen Ligjore që ka për qëllim rregullimin e funksionimit dhe zhvillimin e Institucioneve Mikrofinanciare. IMF-të janë të licencuara si institucione mikrofinanciare dhe mbikqyren nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK). Ato raportojnë në baza mujore dhe tremujore në BQK, dhe poashtu i dorëzojnë pasqyrat financiare vjetore të audituara.
Në instrumentet kryesore që rregullojne aktivitetet financiare të IMF-ve bëjnë pjesë Ligji për Bankat, Institucionet Mikrofinanciare dhe Jobankare dhe disa Rregullore të BQK-së.
Meqënse shumica e IMF-ve në Kosovë kanë status të OJQ-së, ato rregullohen me Ligjin për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare. Dhe, si çdo OJQ tjetër edhe IMF-të bejnë raportimet e duhura vjetore prane Zyrës së OJQ-ve, në Ministrinë e Administratës Publike.
Përditësuar së fundi: Shkurt 2018
Ligjet kryesore:
Ligji për Bankat, Institucionet Mikrofinanciare dhe Jobankare
Ligji për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare
Rregulloret nga BQK:
Rregullore për auditimin e jashtëm të institucioneve mikrofinanciare
Rregullore për kontrollet e brendshme dhe funksionimin e auditimit të brendshëm në institucionet mikrofinanciare
Rregullore për kufizimet në mbajtjen e pasurisë së paluajtshme dhe të luajtshme të institucioneve mikrofinanciare
Rregullore për menaxhimin e rrezikut kreditor për institucionet mikrofinanciare
Rregullore për menaxhimin e rrezikut të likuiditetit për institucionet mikrofinanciare
Rregullore për normën efektive të interesit dhe kërkesat për shpalosje për institucionet mikrofinanciare
Rregullore për raportimin e institucioneve mikrofinanciare
Rregullore për shpërndarjen e mjeteve të kredisë për institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare
Rregulla e Plotësuar XIV mbi Licencimin dhe Mbikëqyrjen e Institucioneve Mikro-Financiare Autorizuar sipas Nenit 3, 6, dhe 7 të Rregullores së UNMIK-ut 1999/21