X
GO
sq-ALen-GB

Asociacioni i Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës

Funksioni i Koordinimit

Aktivitetet e koordinuara nga AMIK-u përfshijnë trajnime të përbashkëta, vizita shkëmbyese në mes të IMF-ve tjera të rajonit, si dhe evente të ndryshme dhe aktivitete të tjera varësisht prej kërkesave dhe nevojave të institucioneve anëtare.

Në vlerësim të nevojave, AMIK dhe anëtarët në koordinim edhe me partnerët si EFSE, Banka Botërore, KfW, EBRD, EC, USAID dhe partner të tjerë aktiv në Kosovë organizojnë trajnime dhe evente që sjellin vlerë të shtuar për anëtaret dhe pjesëmarrësit.

AMIK organizon edhe trajnime specifike në bashkëpunim me Institucionet e specializuar të Kosovës, si ATK, NJIF-K.

Trajnimi për AML/Risk Assessment, 10 Mars 2020
Amik Ks
/ Categories: Trajnimet

Trajnimi për AML/Risk Assessment, 10 Mars 2020

Në kuadër të trajnimeve të ndryshme të cilat AMIK i organizon për anëtarët, me datë 10 Mars është mbajtur trajnimi për AML / Risk Assessment në bashkëpunim me Risk Smart Professional.

Axhenda e këtij trajnimi ka përfshirë temat në vijim:

  • Standardet Ndërkombëtare dhe Detyrimet Ligjore
  • Çfarë është rreziku nga perspektiva AML
  • Metodologjia e vlerësimit të rrezikut
  • Roli i tre linjave të mbrojtjes
  • Menaxhimi i rrezikut
  • Ndërtimi i një vlerësim të rrezikut AML

Ky trajnim i cili është vlerësuar si shumë i dobishëm nga pjesëmarrësit, u është dedikuar zyrtarëve në departamentin ligjor dhe të riskut të Institucioneve Mikrofinanciare pjesëmarrëse.

Në cilësinë e ligjëruesit në këtë trajnim ishte z. Musa Bajraktari, të cilin e falënderojmë për përkushtimin dhe ligjërimin e jashtëzakonshëm.

Previous Article Trajnimi për PPP/LFT, 28 Shkurt 2020
Print
1613 Rate this article:
No rating

x