Mikrofinancat e Kosovës i bashkohen Rrjetit Evropian të Mikrofinancës për 20 tetor, Ditën Evropiane të Mikrofinancës.
Moto e këtij viti është e lidhur me formulën e famshme të Ajnshtajnit, E=mc2 të përshtatur me qëllimet e mikrofinancës, ku:
E = Ekonomia / Ndërmarrësia / Fuqizimi
mc2 = Mikrokreditë dhe shërbimet tjera
Pikërisht mbi këto qëllime, prej themelimit, Institucionet Mikrofinancaire të Kosovës kanë dhënë qasje në financa për më shumë se 550 mijë qytetarë të Kosovës duke ndihmuar familje e biznese anë e mbanë Kosovës.