AMIK mbajti takim me Komitetin për temë të IT-së
Ditën e djeshme, në AMIK, u mbajt takimi i rregullt i Komitetit për temë të IT-së në të cilin u diskutuan çështje të ndryshme që anëtarët hasin në punën e tyre.
Në këtë takim, gjithashtu u bë përzgjedhja e udhëheqjes.
Me shumicë votash, si Kryesues i Komitetit u zgjodh z. Burim Hulaj, Menaxher i IT-së në KRK, ndërsa si Zëvendës Kryesues u zgjodh z. Sami Sylqa, Menaxher i IT-së në AFK.
AMIK i uron z. Hulaj dhe z. Sylqa suksese ne rolin e tyre të ri.