X
GO
sq-ALen-GB

Asociacioni i Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës

Funksioni i Koordinimit

Aktivitetet e koordinuara nga AMIK-u përfshijnë trajnime të përbashkëta, vizita shkëmbyese në mes të IMF-ve tjera të rajonit, si dhe evente të ndryshme dhe aktivitete të tjera varësisht prej kërkesave dhe nevojave të institucioneve anëtare.

Në vlerësim të nevojave, AMIK dhe anëtarët në koordinim edhe me partnerët si EFSE, Banka Botërore, KfW, EBRD, EC, USAID dhe partner të tjerë aktiv në Kosovë organizojnë trajnime dhe evente që sjellin vlerë të shtuar për anëtaret dhe pjesëmarrësit.

AMIK organizon edhe trajnime specifike në bashkëpunim me Institucionet e specializuar të Kosovës, si ATK, NJIF-K.

Trajnimi i Këshilltarëve - Këshillimi për Edukim Financiar
SuperUser Account
/ Categories: Trajnimet

Trajnimi i Këshilltarëve - Këshillimi për Edukim Financiar

Duke e vlerësuar si shumë të rendësishem Edukimin Financiar të klenteve të IMF-ve, AMIK në bashkëpunim me Korporten Financiare Ndërkombetare (IFC) kanë mundësuar Trajnimin e Këshillëtareve - Këshillimi për Edukim Financiar.

Qëllimi i këtij trajnimi ka qenë që ofrohet njohuri lidhur me këshillimin e klienteve nga zyrtarët kreditor, duke ofruar ndihme në lidhje me informimin e sakt mbi produktet financiare, konceptet dhe risqet në këto produkte.

Trajnimi është mbajtur në datat 22, 23 dhe 24 Gusht 2016.

Axhenda triditore e këtij trajnimi ka përfshirë temat në vijim:

  • Njohje me këshillimin
  • Procesi i këshillimit
  • Ushtrimi praktik i këshillimit
  • Sesioni i prapaveprimit (feedback-ut) dhe ndarje e përvojave
  • Ushtrimi praktik i këshillimit në teren
  • Sesioni i prparaveprimit (feedback-ut)
  • Aplikimi në praktikë dhe në punën tone të përditshme
  • Feedback-u dhe përmbyllja
Previous Article Trajnimi “Aftësitë e Menaxhimit”
Next Article Trajnimi i Trajnereve - Trajnimi për Edukim Financiar
Print
228 Rate this article:
No rating

x