X
GO
sq-ALen-GB

Asociacioni i Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës

Funksioni i Koordinimit

Aktivitetet e koordinuara nga AMIK-u përfshijnë trajnime të përbashkëta, vizita shkëmbyese në mes të IMF-ve tjera të rajonit, si dhe evente të ndryshme dhe aktivitete të tjera varësisht prej kërkesave dhe nevojave të institucioneve anëtare.

Në vlerësim të nevojave, AMIK dhe anëtarët në koordinim edhe me partnerët si EFSE, Banka Botërore, KfW, EBRD, EC, USAID dhe partner të tjerë aktiv në Kosovë organizojnë trajnime dhe evente që sjellin vlerë të shtuar për anëtaret dhe pjesëmarrësit.

AMIK organizon edhe trajnime specifike në bashkëpunim me Institucionet e specializuar të Kosovës, si ATK, NJIF-K.

Trajnimi “Aftësitë e Shitjes”
SuperUser Account
/ Categories: Trajnimet

Trajnimi “Aftësitë e Shitjes”

Në kuadër të trajnimeve të ndryshme të cilat AMIK i organizon për anëtaret e vet, është organizuar edhe  Trajnimi “Aftësitë e Shitjes”, në datat nga 19 Shtator deri me 22 Shtator 2017.

Ky trajnim i cili është vlerësuar si shumë i dobishëm nga pjesëmarresit, u është dedikuar zyrtarëve kreditor dhe zyrtarëve tjerë në departamentin e shitjes të Institucioneve Mikrofinanciare pjesëmarrëse.

Për të realizuar këtë trajnim AMIK ka bashkëpunuar me AIEx, që është prezantuar nga trajnerja znj.Aleksandra Kasmi.  

Axhenda dy ditore, për pjesëmarrësit e ndarë në dy grupe ka përfshirë këto tema:

  • Përforcimi i roli të agjentit të shitjes
  • Kuptimi i procesit të shitjes
  • Kuptimi i procesit të blerjes
  • Përgatitja dhe planifikimi
  • Komunikim efektiv
  • Paraqitja e zgjidhjes
  • Trajtimi i kundërshtimeve
  • Mbyllja e marrëveshjes
  • Planifikimi i veprimit personal
Previous Article Seminar/Prezantim “Legjislatura Tatimore në Kosovë”
Next Article Trajnimi “SNRF 9 – Insturmentet Financiare”
Print
360 Rate this article:
No rating

x