X
GO
sq-ALen-GB

Asociacioni i Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës

Funksioni i Koordinimit

Aktivitetet e koordinuara nga AMIK-u përfshijnë trajnime të përbashkëta, vizita shkëmbyese në mes të IMF-ve tjera të rajonit, si dhe evente të ndryshme dhe aktivitete të tjera varësisht prej kërkesave dhe nevojave të institucioneve anëtare.

Në vlerësim të nevojave, AMIK dhe anëtarët në koordinim edhe me partnerët si EFSE, Banka Botërore, KfW, EBRD, EC, USAID dhe partner të tjerë aktiv në Kosovë organizojnë trajnime dhe evente që sjellin vlerë të shtuar për anëtaret dhe pjesëmarrësit.

AMIK organizon edhe trajnime specifike në bashkëpunim me Institucionet e specializuar të Kosovës, si ATK, NJIF-K.

Trajnimi “Aftësitë e Menaxhimit”
SuperUser Account
/ Categories: Trajnimet

Trajnimi “Aftësitë e Menaxhimit”

Në përpjekje të ngritjës së kapaciteteve njerëzore përmes organizimit të trajnimeve të përbashkëta për anëtaret, AMIK ka organizuar edhe trajnimin “Aftësitë e Menaxhimit”.

Ky trajnim është bashkëfinancuar nga EFSE, është realizuar në bashkëpunim me Leader LLC dhe u është dedikuar drejtorëve të degve, zyrëtareve kreditor dhe zyrëtareve tjerë të IMF-ve anëtare.

Stafi pjesëmarrës është ndarë në tri grupe dhe datat e mbajtjes janë këto:

  • Grupi 1: 23 – 24 Maj 2016
  • Grupi 2: 09, 10, 11 Qershor 2016
  • Grupi 3: 23, 24, 25 Qershor 2016

Axhenda e këtij trajnimi ka përfshirë temat në vijim:

  • Ndërtimi i marrëdhënieve ndërpersonale
  • Si të ndikojmë të tjerët
  • Përmirësimi i efektshmërisë personale
  • Menaxhimi i performancës
  • Menaxhimi i cështjeve disiplinore dhe ndryshimi i sjelljes
  • Zhvillimi i njerëzve
  • Shërbimi i shkelqyeshëm ndaj klientit
Previous Article Trajnimi - Menaxhimi i Portfolios Delikuente
Next Article Trajnimi i Këshilltarëve - Këshillimi për Edukim Financiar
Print
250 Rate this article:
No rating

x