X
GO
sq-ALen-GB

Asociacioni i Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës

Funksioni i Koordinimit

Aktivitetet e koordinuara nga AMIK-u përfshijnë trajnime të përbashkëta, vizita shkëmbyese në mes të IMF-ve tjera të rajonit, si dhe evente të ndryshme dhe aktivitete të tjera varësisht prej kërkesave dhe nevojave të institucioneve anëtare.

Në vlerësim të nevojave, AMIK dhe anëtarët në koordinim edhe me partnerët si EFSE, Banka Botërore, KfW, EBRD, EC, USAID dhe partner të tjerë aktiv në Kosovë organizojnë trajnime dhe evente që sjellin vlerë të shtuar për anëtaret dhe pjesëmarrësit.

AMIK organizon edhe trajnime specifike në bashkëpunim me Institucionet e specializuar të Kosovës, si ATK, NJIF-K.

Trajnim lidhur me masat që duhet të ndërmerren nga Institucionet Mikrofinanciare për PPP/LFT
SuperUser Account
/ Categories: Trajnimet

Trajnim lidhur me masat që duhet të ndërmerren nga Institucionet Mikrofinanciare për PPP/LFT

Me datë 11 Dhjetor 2017 është mbajtur “Trajnimi lidhur me masat që duhet të ndërmerren nga Institucionet Mikrofinanciare për PPP/LFT” i ofruar nga Njësia për Intelegjencë Financiare e Kosovës (NjIF-K).

AMIK është falënderues ndaj NjIF-K për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe gatishmërinë e tyre për të kontribuar në informimin e zyrtarëve të Instiucioneve anëtare.

Axhenda e këtij trajnimi ka përfshirë temat në vijim:

  • Veprimet dhe masat që duhet të ndërmerren nga subjektet raportuese
  • Kriteret dhe mënyra rreth vlerësimit dhe analizimit të rrezikut për PPP/LFT në institucionet Mikrofinanciare
  • Përcaktimi i kritereve për katëgorizimin e klientëve sipas rrezikshmërisë për PPP/LFT
  • Identifikimit dhe verifikimit të klientëve mbi baza periodike dhe përditësimit të të dhënave
  • Monitorimit i transaksioneve, raportimi i transaksioneve/aktiviteteve të dyshimta, trajtimi ityre, pas raportimit
  • Zbatimi i Rregullores për funksionin e pajtueshmërisë dhe kriteret për i përshtatshëm dhe iduhur
  • Të dhënat statisitkore

 

Previous Article Trajnimi “SNRF 9 – Insturmentet Financiare”
Next Article Trajnimi “Aftësitë e prezentimit dhe Komunikimi efektiv”
Print
445 Rate this article:
No rating

x