X
GO
sq-ALen-GB

Asociacioni i Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës

Funksioni i Koordinimit

Aktivitetet e koordinuara nga AMIK-u përfshijnë trajnime të përbashkëta, vizita shkëmbyese në mes të IMF-ve tjera të rajonit, si dhe evente të ndryshme dhe aktivitete të tjera varësisht prej kërkesave dhe nevojave të institucioneve anëtare.

Në vlerësim të nevojave, AMIK dhe anëtarët në koordinim edhe me partnerët si EFSE, Banka Botërore, KfW, EBRD, EC, USAID dhe partner të tjerë aktiv në Kosovë organizojnë trajnime dhe evente që sjellin vlerë të shtuar për anëtaret dhe pjesëmarrësit.

AMIK organizon edhe trajnime specifike në bashkëpunim me Institucionet e specializuar të Kosovës, si ATK, NJIF-K.

Seminar/Prezantim “Legjislatura Tatimore në Kosovë”
SuperUser Account
/ Categories: Trajnimet

Seminar/Prezantim “Legjislatura Tatimore në Kosovë”

AMIK në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) kanë mundësuar Seminarin/Prezantimin “Legjislatura Tatimore në Kosovë” për zyrtarët e financave të Instiucioneve anëtare të AMIK, i cili është mbajtur me datë 11 Korrik 2017.

AMIK është mirënjohes ndaj ATK-së për mundësimin e këtij prezantimi të vlerësuar si shumë të dobishëm nga pjesëmarresit, dhe gjithashtu edhe ndaj përgjigjeve pozitive për bashkëpunim cdo herë në të kaluaren.

Previous Article Programi “Diploma Profesionale në Marketing Digjital”
Next Article Trajnimi “Aftësitë e Shitjes”
Print
235 Rate this article:
No rating

x