X
GO
sq-ALen-GB

Asociacioni i Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës

Funksioni i Koordinimit

Aktivitetet e koordinuara nga AMIK-u përfshijnë trajnime të përbashkëta, vizita shkëmbyese në mes të IMF-ve tjera të rajonit, si dhe evente të ndryshme dhe aktivitete të tjera varësisht prej kërkesave dhe nevojave të institucioneve anëtare.

Në vlerësim të nevojave, AMIK dhe anëtarët në koordinim edhe me partnerët si EFSE, Banka Botërore, KfW, EBRD, EC, USAID dhe partner të tjerë aktiv në Kosovë organizojnë trajnime dhe evente që sjellin vlerë të shtuar për anëtaret dhe pjesëmarrësit.

AMIK organizon edhe trajnime specifike në bashkëpunim me Institucionet e specializuar të Kosovës, si ATK, NJIF-K.

Programi “Diploma Profesionale në Marketing Digjital”
SuperUser Account
/ Categories: Trajnimet

Programi “Diploma Profesionale në Marketing Digjital”

Më datë 25 Maj 2017 është organizuar ceremonia e çertifikimit të pjesëmarrësve nga Institucionet Mikrofinanciare të cilët kanë përfunduar me sukses programin trajnues “Diplomë Profesionale në Marketing Digjital”.

Duke e parë rëndësinë dhe trendin e rritjes së Industrisë së Marketingut Digjital, AMIK ka organizuar këtë program trajnues së bashku me EFSE si donatore dhe IMF-të pjesëmarrëse AFK, FINCA dhe KRK, stafi i të cilave është trajnuar.

Ky program është çertifikim ndërkombetarë nga Digital Marketing Institute (DMI) me seli në Dublin, i ofruar përmes materialeve elektronike dhe ligjeratave nga trajner të çertifkuar të DMI, në bashkëpunim me Kolegjin Universum në Prishtinë.

Programi Diploma Profesionale në Marketing Digjital, ka përshirë gjithsej 10 module, nga të cilat pjesëmarrësit kanë pasur rastin të marrin njohuri të përgjithsuara për të gjitha disiplinat kryesore të Marketingut Digjital, me fokusim në planifikim, implementim dhe matje të strategjise së Marketingut Digjital të Institucioneve ku ata punojnë. Modulet e përfshira në gjithsej 30 orë ligjerimi dhe materialeve tjera elektronike janë:

  • Module 1 - Introduction to Digital Marketing
  • Module 2 - Search Marketing (SEO)
  • Module 3 - Search Marketing (PPC)
  • Module 4 - Digital Display Advertising
  • Module 5 - Email Marketing
  • Module 6 - Social Media Marketing (Part 1)
  • Module 7 - Social Media Marketing (Part 2)
  • Module 8 - Mobile Marketing
  • Module 9 - Analytics
  • Module 10 - Strategy & Planning
Previous Article Prezantim lidhur me “Procesin e Ligj-bërjes në Republiken e Kosovës”
Next Article Seminar/Prezantim “Legjislatura Tatimore në Kosovë”
Print
228 Rate this article:
No rating

x