X
GO
sq-ALen-GB

Asociacioni i Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës

Funksioni i Koordinimit

Aktivitetet e koordinuara nga AMIK-u përfshijnë trajnime të përbashkëta, vizita shkëmbyese në mes të IMF-ve tjera të rajonit, si dhe evente të ndryshme dhe aktivitete të tjera varësisht prej kërkesave dhe nevojave të institucioneve anëtare.

Në vlerësim të nevojave, AMIK dhe anëtarët në koordinim edhe me partnerët si EFSE, Banka Botërore, KfW, EBRD, EC, USAID dhe partner të tjerë aktiv në Kosovë organizojnë trajnime dhe evente që sjellin vlerë të shtuar për anëtaret dhe pjesëmarrësit.

AMIK organizon edhe trajnime specifike në bashkëpunim me Institucionet e specializuar të Kosovës, si ATK, NJIF-K.

Prezantim/Seminar “Ligji Nr. 05/L-096 për PPP/LFT”
SuperUser Account
/ Categories: Trajnimet

Prezantim/Seminar “Ligji Nr. 05/L-096 për PPP/LFT”

Me datë 8 Nëntor 2016 është mbajtur Prezantimi/Seminari “Ligji Nr. 05/L-069 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terorizmit - PPP/LFT” i ofruar nga Njësia për Intelegjencë Financiare e Kosovës (NjIF-K).

AMIK është falënderues ndaj zyrtarëve të NjIF-K për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe gatishmërinë e tyre për të kontribuar në informimin e zyrtarëve të Instiucioneve anëtare.

Axhenda e këtij trajnimi ka përfshirë temat në vijim:

  • Qëllimi dhe Fushëveprimi i Ligjit për PPP/LFT
  • Obligimet Ligjore të Ligjit Nr. 05/L-096 për PPP/LFT
  • Veprimet dhe masat që duhet të ndërmerren nga subjektet raportuese
  • Rregulloret, procedurat dhe kontrollet
  • Vlerësimi dhe Parandalimi i Rrezikut për PP/LFT
  • Kujdesi i duhur ndaj klientit (KDK)
  • Identifikimi i Klientit
  • Funksioni i pajtueshmërisë për PPP/LFT
  • Kujdesi i Duhur i Shtuar
  • Monitorimi Special i Transaksioneve
  • Raportimi tek NjIF-K
  • Sfidat aktuale dhe prioritetet  lidhur me bashkëpunimin në mes të NJIF-K dhe Institucioneve Mikrofinanciare
Previous Article Trajnimi i Trajnereve - Trajnimi për Edukim Financiar
Next Article Prezantim lidhur me “Procesin e Ligj-bërjes në Republiken e Kosovës”
Print
260 Rate this article:
No rating

x