Dita Evropiane e Mikrofinancës - 2017
Financim i Drejtë për të Gjithë - Dita Evropiane e Mikrofinancës
Me 20 Tetor 2017, për nderë të Ditës së Tretë Evropiane të Mikrofinances që festohet në mbarë Evropën, edhe AMIK ka qenë pjese e fushatës së përbashkët të të dyja rrjeteve EMN (European Microfinance Network) dhe MFC (Microfinance Center), me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit për mikrofinancën si një mjet për të luftuar përjashtimin social dhe papunësinë. Me temën "Financimi i Drejtë për të Gjithë": edicioni i tretë i Ditës Evropiane të Mikrofinancës do të fokusohet në klientët tanë.
Në këtë ditë kujtojmë që suksesi i klientëve të Institucioneve Mikrofinanciare dhe madhësia e sektorit nga dita në ditë janë deshmi se Institucionet Mikrofinanciare në Kosovë që nga themelimi i tyre kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë në menyrë pozitive për të luftuar përjashtimin financiar, përjashtimin social dhe papunësinë në vend.