Dita Evropiane e Mikrofinancës - 2015
Dita Europiane e Mikrofinancës
Me temën “Çka nëse ne mund të kthejmë punëkërkuesit në krijues të vendeve të punës”, më 20 tetor 2015, është shënuar dita e parë Europiane e Mikrofinancës.
Në shënim të kësaj dite, AMIK dhe Institucionet Mikrofinanciare të Kosovës, kanë mbajtur ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve për klientët që kanë ndikuar pozitivisht në ekonomitë e tyre familjare nga qasja në fonde të këtyre Institucioneve.
Shpërblimet janë ndarë në tri kategori që përfshijnë:
1. Klienti/ja më i mirë në sektorin e bujqësisë;
2. Klienti/ja me ndikim më të madh në punësim;
3. Klienti/ja me ngjarjen më të mirë.
Në këtë organizim, të pranishëm ishin përfaqësues të institucioneve financiare vendore dhe ndërkombëtare, si dhe përfaqësues të donatorëve.