X
GO
sq-ALen-GB

Asociacioni i Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës

Edicioni i katërt i Ditës Evropiane të Mikrofinancës

Amik Ks 0 64 Article rating: No rating

Mikrofinancat e Kosovës i bashkohen Rrjetit Evropian të Mikrofinancës për 20 tetor, Ditën Evropiane të Mikrofinancës.
 

Moto e këtij viti është e lidhur me formulën e famshme të Ajnshtajnit, E=mc2 të përshtatur me qëllimet e mikrofinancës, ku:

E = Ekonomia / Ndërmarrësia / Fuqizimi

mc2 = Mikrokreditë dhe shërbimet tjera

Pikërisht mbi këto qëllime, prej themelimit, Institucionet Mikrofinancaire të Kosovës kanë dhënë qasje në financa për më shumë se 550 mijë qytetarë të Kosovës duke ndihmuar familje e biznese anë e mbanë Kosovës.

Regjistrohuni tani për Konferencën Vjetore të MFC-EMN dhe përfitoni nga zbritja Early Bird!

Amik Ks 0 164 Article rating: No rating

Qendra Mikrofinanciare (MFC) dhe Rrjeti Evropian Mikrofinanciar (EMN) po organizojnë një konferencë të përbashkët vjetore, e cila premton të jetë ngjarja më e lartë e profilit në përfshirjen financiare dhe mikrofinancimin në 2018, më 3-5 tetor në Bilbao të Spanjës.

Duke eksploruar temat e sfidave teknologjike të ardhshme dhe mundësive të dixhitalizimit, konferenca do të fokusojë diskutimet mbi "Njerëzit dhe Revolucioni Dixhital: Avancimi i Misionit Tonë Social përmes Teknologjisë"

Dita Evropiane e Mikrofinancës - 2017

SuperUser Account 0 286 Article rating: No rating

Financim i Drejtë për të Gjithë - Dita Evropiane e Mikrofinancës

Me 20 Tetor 2017, për nderë të Ditës së Tretë Evropiane të Mikrofinances që festohet në mbarë Evropën, edhe AMIK ka qenë pjese e fushatës së përbashkët të të dyja rrjeteve EMN (European Microfinance Network) dhe MFC (Microfinance Center), me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit për mikrofinancën si një mjet për të luftuar përjashtimin social dhe papunësinë. Me temën "Financimi i Drejtë për të Gjithë": edicioni i tretë i Ditës Evropiane të Mikrofinancës do të fokusohet në klientët tanë.​

Dita Evropiane e Mikrofinancës - 2016

SuperUser Account 0 259 Article rating: No rating

Krijojmë mundësi përtej mikrokredisë - Dita Evropiane e Mikrofinancës

Për herë të dytë, në të gjithë Evropën sot me 20 Tetor 2016 shënohet dita Evropiane e Mikrofinancës. Kosova gjithashtu i bashkohet rrjetit Evropian për të shënuar ditën Evropiane të Mikrofinancës. Në shënim të kësaj ditë, të gjitha institucionet mikrofinanciare të Kosovës sot ia kushtojnë edukimit financiar në shërbime përtej mikrokredisë.

RSS